Qëndrimi i shkrimtares dhe poetes së njohur Mimoza Ahmeti në reality show-n “Ferma VIP 3” ka ngjallur debate dhe reagime të shumta në rrjetet sociale. Pas një droni mbështetës që ajo mori nga jashtë, komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, ndërsa vetë Moza ka bërë edhe disa deklarata me humor për vajzën e saj “milionere”.
Megjithatë, vajza e poetes ka reaguar publikisht, duke treguar anën më personale dhe sakrifikuese të nënës së saj. Në një koment emocional, ajo e cilëson Mimoza Ahmetin si “mamanë ideale” dhe rrëfen vështirësitë që poetja ka kaluar ndër vite për të rritur dy vajzat e saj.
Sipas saj, Moza ka sakrifikuar gjithçka për fëmijët, edhe në periudha me probleme ekonomike, duke bërë maksimumin që ato të mos ndienin mungesa. Ajo tregon se poetja i ka shkolluar në institucione private dhe ka hequr dorë nga jeta komode apo daljet personale vetëm për t’u siguruar vajzave gjithçka që kishin nevojë.
Vajza zbulon gjithashtu se Mimoza Ahmeti ka qëndruar e vetme për rreth 20 vite, pa krijuar një familje tjetër, vetëm për t’iu përkushtuar plotësisht saj dhe motrës së saj.
“Një nënë e tillë meriton qiellin plot me drona e parashuta”, shprehet ajo, duke shtuar se droni u dërgua për shkak të malllit të madh që ka për të ëmën, pasi prej kohësh nuk janë takuar për shkak të angazhimeve të saj në universitet.
Në fund të reagimit, ajo u përgjigjet edhe kritikëve që kanë komentuar sjelljen e poetes në “Ferma VIP 3”, duke theksuar se ajo që publiku sheh është thjesht pjesë e spektaklit dhe argëtimit televiziv.
Sipas saj, jashtë kamerave Mimoza Ahmeti është një grua që vlerëson familjen, moralin dhe martesën mbi çdo gjë tjetër.