ShowBiz

Dafina Zeqiri surprizohet nga Selin dhe Gimbo pas lajmit për shtatzëninë e dytë

 Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj, pasi së fundmi konfirmoi se është në pritje të fëmijës së dytë. Pas lajmit emocionues, artistja ka marrë urime të shumta nga fansat dhe miqtë, ndërsa një surprizë e veçantë erdhi nga fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, dhe partneri i saj, DJ Gimbo.

Dafina ndau me ndjekësit në Instagram momentin e ëmbël, ku tregoi dhuratën e ardhur nga çifti: një buqetë elegante lulesh e shoqëruar me një kartolinë plot dashuri dhe humor.

“Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”, shkruhej në mesazhin dedikuar këngëtares.

Gjesti i tyre u prit shumë mirë nga fansat, të cilët komentuan marrëdhënien e ngrohtë mes artistëve dhe mbështetjen që po merr Dafina në këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj.

Lajmin për shtatzëninë, Dafina e bëri publik gjatë koncertit “Supernova” në Tiranë, ku surprizoi publikun duke zbuluar se djali i saj, Daskani, së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla.

Besnike stilit të saj energjik dhe plot humor, artistja nuk i kurseu batutat as në skenë. Ajo tha me shaka se kishte performuar “vetë e dyta”, ndërsa shtoi se me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, po ndërtojnë “një skuadër futbolli”.

Ndërkohë, rrjetet sociale vazhdojnë të mbushen me urime dhe komente pozitive për këngëtaren, e cila po përjeton një moment shumë të lumtur si në jetën personale, ashtu edhe në karrierë.

Burimi;https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/?hl=en