ShowBiz

Kriza me Brikenën? Mateo reagon për herë të parë mes aludimeve për ndarje

Zërat për një ndarje mes Mateos dhe Brikenës po qarkullojnë gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale, pasi fansat kanë vënë re disa ndryshime të rëndësishme në raportin e tyre publik.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5” nuk ndiqen më në Instagram, ndërsa nga profilet e tyre janë fshirë edhe fotot e përbashkëta që dikur tërhiqnin vëmendjen e ndjekësve. Një tjetër detaj që ka nxitur spekulimet është fakti se Brikena ka ndryshuar foton e profilit, duke hequr imazhin ku shfaqej krah Mateos.

Megjithatë, Mateo vazhdon të mbajë ende në profilin e tij fotografinë me Brikenën, duke lënë vend për interpretime të ndryshme mbi situatën mes tyre.

Mes gjithë diskutimeve që po qarkullojnë online, Mateo ka reaguar për herë të parë, edhe pse në mënyrë indirekte. Përmes një postimi në Instastory, ai është shfaqur në Elbasan, qytetin e tij të lindjes, i rrethuar nga disa fëmijë. Në foto, Mateo duket duke bërë shenjën e paqes me duar, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Një ditë normale në Elbasan.”

Edhe pse nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi raportin me Brikenën, postimi i tij vjen në një moment kur aludimet për një krizë apo ndarje mes çiftit janë në kulm. Deri tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me statusin e marrëdhënies së tyre.

Burimi;https://www.instagram.com/itsbriki/?hl=en

https://www.instagram.com/itsbriki/?hl=en