ShowBiz

Vazhdojnë aludimet për ndarje, Edi Manushi zbulon çfarë i tha Mateo në telefon

Zërat për një krizë të mundshme në marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos vijojnë të dominojnë diskutimet në rrjetet sociale. Prej disa ditësh, ndjekësit kanë ngritur dyshime për raportin e çiftit, ndërsa mungesa e një reagimi publik nga ana e tyre ka shtuar edhe më shumë spekulimet.

Tema u trajtua edhe gjatë emisionit të mëngjesit në “Top Albania Radio”, ku moderatori Ronaldo Sharka kërkoi më shumë detaje nga gazetari dhe moderatori Edi Manushi. Ky i fundit zbuloi se kishte komunikuar me Mateon vetëm një ditë më parë dhe ndau me dëgjuesit përgjigjen që kishte marrë.

“Po të them ty atë që më tha Mateo dje në telefon: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto’”, tregoi Manushi, duke lënë të kuptohet se Mateo nuk dëshiron të komentojë thashethemet që qarkullojnë për jetën e tij private.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk ka mjaftuar për të shuar kureshtjen e publikut. Në rrjet vazhdojnë të qarkullojnë teori të ndryshme mbi marrëdhënien e çiftit, me disa ndjekës që pretendojnë se kanë vënë re shenja të një ftohjeje mes tyre, ndërsa të tjerë besojnë se gjithçka është thjesht një keqinterpretim.

Gjatë diskutimit, Ronaldo Sharka solli në vëmendje edhe një tjetër teori që po qarkullon online, sipas së cilës e gjithë situata mund të jetë një strategji për të tërhequr vëmendje mediatike. I pyetur për këtë mundësi, Edi Manushi u shpreh i rezervuar.

“Edhe mundet”, tha ai, por shtoi se preferon të mos komentojë jetën personale të kolegëve. “Ne nuk flasim për kolegët për gjëra të tilla”, u shpreh moderatori.

Deri më tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmet që po qarkullojnë. Për pasojë, misteri rreth marrëdhënies së tyre mbetet ende i hapur, ndërsa publiku pret një sqarim nga vetë protagonistët.