ShowBiz

Fabjola Elezaj e gatshme të lërë gjithçka për dashurinë: “Shtëpia është aty ku është zemra”

Ish-konkurrentja e Ferma VIP 3, Fabjola Elezaj, ka ndarë së fundmi detaje nga jeta e saj personale gjatë një interviste në emisionin “Kurthin e Pitër Pan”.

Fabjola, e cila brenda fermës njohu partnerin e saj aktual, artistin nga Gjakova Adion Puka, foli hapur për lidhjen e tyre dhe sakrificat që do të ishte e gatshme të bënte për dashurinë.

Gjatë emisionit, ajo u përball me pyetjen nëse do ta linte Tiranën për t’u zhvendosur në Prishtinë pranë partnerit të saj.

“Unë jo Tiranën, jo Prishtinën, për dashurinë lë gjithçka sepse shtëpia është aty ku është zemra, ku është dashuria”, u shpreh Fabjola.

Ajo shtoi më tej se vendi nuk ka rëndësi kur je pranë personit që do.

“Kështu që kudo që të jetë zemra ime, do jem edhe unë edhe shtëpia ime”, tha ish-fermerja.

Historia e dashurisë mes Fabjolës dhe Adionit nisi gjatë eksperiencës së tyre në Ferma VIP 3, ku dyshja krijoi një lidhje që vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk u prit menjëherë pozitivisht nga familja e Fabjolës. Në fillim pati rezerva, të cilat u bënë të dukshme edhe gjatë hyrjes së vëllait të saj në fermë. Me kalimin e kohës, situata duket se është përmirësuar dhe çifti po e shijon lidhjen e tyre, ndërsa familjarët tashmë janë më pranë dhe mbështetës ndaj tyre.

Fabjola dhe Adioni vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të ndjekura që dolën nga Ferma VIP 3, duke marrë vëmendje të vazhdueshme nga publiku dhe rrjetet sociale.

Burimi;https://www.instagram.com/iamolaelee/

Foto;  https://www.instagram.com/iamolaelee/