Surpriza spektakolare me 300 dronë që kantautori i njohur Flori Mumajesi i dedikoi Soni Malajt në “Ferma VIP” vazhdon të jetë një nga momentet më të komentuara të spektaklit, duke ngjallur emocione të forta te publiku dhe vetë këngëtarja.
E prekur nga gjesti i Florit, Soni ka folur hapur për marrëdhënien e tyre dhe mbështetjen që ai i ka dhënë ndër vite, duke theksuar se prania e tij ka qenë gjithmonë e rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj.
“Unë gjithmonë e kam pasur të nevojshme mbështetjen e Florit, ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për mua. Si ai dhe unë jemi persona shumë diskretë, privatë dhe të heshtur. Prisja një gjë të vogël, por jo diçka aq të madhe. Për mua ka qenë një lumturi shumë e madhe. Flori është person që nuk flet shumë, të dy nuk jemi njerëz të fjalëve, por të veprave”, u shpreh këngëtarja.
Soni tregoi se surpriza e kishte zënë krejtësisht të papërgatitur. Ajo kujtoi momentin kur qielli u ndriçua nga qindra dronë që krijuan dedikime të veçanta për të.
“Mbrëmë dola dhe po shikoja qiellin, mendova se do prishej koha. Në një moment filloi muzika dhe qielli u mbush si me yje. Më solli yjet në qiell. Ishte një emocion shumë i madh”, tha ajo.
Deklaratat e Sonit kanë rikthyer sërish vëmendjen te raporti i saj me Flori Mumajesin, ndërsa këngëtarja la të kuptohet se në çdo hap të rëndësishëm të jetës, iniciativa duhet të vijë nga mashkulli, duke lënë të hapur mundësinë për një kapitull të ri mes tyre.
Burimi:https://www.instagram.com/soni_malaj/
Foto; https://www.instagram.com/soni_malaj/