ShowBiz

Selin Bollati dhe Mateo Borri pajtohen live pas hatërmbetjeve të pas “Big Brother VIP Albania”

Selin Bollati dhe Mateo Borri duket se kanë lënë pas keqkuptimet që lindën pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5, duke u pajtuar publikisht gjatë një transmetimi live.

Dy ish-banorët, të cilët brenda shtëpisë së famshme kishin krijuar një miqësi të ngushtë, u përfolën për një prishje të raportit pas daljes nga reality show, veçanërisht pasi ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Gjatë emisionit “Top Arena”, Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, i zgjati dorën Mateos, duke treguar se nuk mban asnjë hatërmbetje ndaj tij.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk dha detaje konkrete për arsyet që çuan në ftohjen e marrëdhënies, Selin sqaroi se nuk ishte ajo personi që e kishte hequr Mateon nga rrjetet sociale.

Momenti i pajtimit u prit pozitivisht nga publiku, duke i dhënë fund spekulimeve për një konflikt të vazhdueshëm mes tyre.

Pas eksperiencës në Big Brother VIP, secili prej tyre po vazhdon me angazhimet personale dhe profesionale. Selin, përveç projekteve të reja, ka zbuluar se ka nisur bashkëjetesën me partnerin e saj, DJ Gimbo, në Tiranë.

Pajtimi mes Selinit dhe Mateos duket se ka mbyllur një kapitull keqkuptimesh të mbetura pas spektaklit, duke treguar se raportet e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mund të rikuperohen edhe jashtë saj.

Burimi;https://www.instagram.com/mateo.borri/

Foto;https://www.instagram.com/mateo.borri/