Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë treguar edhe një herë anën e tyre spontane dhe plot humor, duke ndarë me ndjekësit një moment të pazakontë pas një darke familjare.
Çifti ishte i ftuar për darkë te vëllai i Selinit, Onno, dhe partnerja e tij, Greta, ku kaluan një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e familjarëve. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nuk ishte vetë darka, por ajo që ndodhi në momentin e largimit.
Përmes një postimi në InstaStory, Selin publikoi një fotografi ku ajo dhe Gimbo shihen në korridorin e pallatit duke mbajtur disa qese me mbeturina dhe shishe plastike. Krahas fotos, ajo shpjegoi me humor arsyen e këtij veprimi të pazakontë.
“Sot për darkë ishim te Greta dhe Onno. Duke u larguar, i morëm edhe plehrat e fqinjëve ngjitur për t’ua hedhur. Nesër në mëngjes, kur të zgjohen, do të kenë një punë më pak”, shkroi Selin.
Postimi u prit me buzëqeshje nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan sensin e humorit të çiftit dhe mënyrën spontane me të cilën ata ndajnë momente nga përditshmëria e tyre.
Edhe pse gjithçka u shoqërua me nota humori, veprimi i tyre u komentua si një gjest simpatik dhe ndihmues, që tregoi atmosferën pozitive që mbretëron mes tyre dhe familjarëve.
Selin dhe Gimbo vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të ndjekura në rrjetet sociale, ku shpesh tërheqin vëmendjen me postime autentike, momente argëtuese dhe copëza nga jeta e tyre e përditshme. Këtë herë, disa qese plehrash mjaftuan për t’i bërë protagonistë të rrjetit.
Burimi;https://www.instagram.com/selinbollatii
Foto; https://www.instagram.com/selinbollatii