Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas shpalljes së sfidës së tij të re, ku fituesi do të shpërblehet me plot 100 mijë euro.
Nisma e artistit ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, me mijëra ndjekës që kanë komentuar dhe janë bërë pjesë e garës. Megjithatë, mes reagimeve pozitive nuk kanë munguar as zërat skeptikë.
Një ndjekës vendosi të vërë në dyshim vërtetësinë e çmimit, duke i shkruar këngëtarit:
“MOS i rrej njerzi për 100k se gjynah.”
Por Butrinti nuk e la komentin pa përgjigje. Me stilin e tij karakteristik, ai iu kundërpërgjigj menjëherë:
“Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi, tani t’ka met n’kry qe krejt senet n’jete jon rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik.”
Përgjigjja e artistit mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke nxitur diskutime të shumta në rrjet. Ndërkohë, Butrint Imeri duket i vendosur të vazhdojë me sfidën e tij, ndërsa ka lënë të kuptohet se më 3 korrik do të zbulohet nëse shpërblimi prej 100 mijë eurosh është realitet.
Fansat tashmë po presin me kureshtje datën e paralajmëruar nga këngëtari, për të parë se çfarë surprize ka rezervuar ai për publikun.
Burimi;https://www.instagram.com/butrintimeri/
Foto; https://www.instagram.com/butrintimeri/