ShowBiz

“E vesh gruaja!” Françeska Murati ‘rrëzon’ Ronaldon, zgjedh Neymarin si futbollistin më ‘cool’

Modelja dhe influencerja e njohur Françeska Murati ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e fansave të futbollit dhe modës, teksa ishte e ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”.

Gjatë një bisede të lirshme me moderatoren Marina Vjollca, Françeska komentoi stilin e disa prej futbollistëve më të njohur në botë. Edhe pse Cristiano Ronaldo konsiderohet shpesh si një ikonë e modës, Murati mendon se pas paraqitjes së tij elegante qëndron një tjetër person.

“Ronaldo është shumë stil, por e vesh gruaja”, tha ajo me humor, duke ia atribuar një pjesë të meritës për imazhin e portugezit partneres së tij, Georgina Rodriguez.

Ndërkohë, kur u pyet për Neymarin, Françeska nuk hezitoi ta cilësojë brazilianin si më “cool” dhe më të guximshëm në zgjedhjet e tij stilistike.

“Neymar ka produktet më të shtrenjta, më të bukura dhe është pak më qejfli për t’u veshur se Ronaldo. Është më ‘cool’”, u shpreh ajo.

Modelja komentoi edhe trendin e futbollistëve që përdorin aksesorë luksozë si çantat “Chanel” dhe “Hermes”, duke përmendur rastin e Virgil Van Dijk. Sipas saj, futbollistët po tregojnë më shumë guxim në stil dhe po thyejnë stereotipet e vjetra mbi modën mashkullore.

Madje, Françeska kishte edhe një mesazh për djemtë shqiptarë: të eksperimentojnë më shumë me veshjen dhe aksesorët, pa u ndikuar nga paragjykimet.

“Çunat shqiptarë duhet të guxojnë pak më shumë”, theksoi ajo.