Aktorja e njohur hollivudiane Anne Hathaway ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, duke ndarë lajmin e bukur me miliona ndjekës përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale.
Ylli 43-vjeçar publikoi një video në Instagram, ku shfaqet e veshur me të bardha dhe me duart mbi bark. Në sfond dëgjohet kënga ikonike “Baby I’m Yours” e Barbara Lewis, ndërsa Hathaway zbulon barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, buzëqesh dhe e përqafon me dashuri para se të largohet nga kamera.
“Baby, I’m Yours”, ka shkruar aktorja në përshkrimin e postimit, duke konfirmuar në mënyrë të ëmbël pritjen e ëmbël.
Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët kanë vërshuar me urime në komentet e publikimit.
Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, producenti dhe biznesmeni Adam Shulman, janë të martuar prej më shumë se një dekade dhe tashmë janë prindër të dy djemve: Jonathan, 10 vjeç, dhe Jack, 6 vjeç. Çifti ka qenë gjithmonë i kujdesshëm për të ruajtur privatësinë e familjes së tyre, por herë pas here ka ndarë momente të veçanta me publikun.
Spekulimet për një shtatzëni të mundshme nisën së fundmi, pasi aktorja u fotografua gjatë pushimeve në Saint-Tropez, në jug të Francës. Në fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, Hathaway shfaqej me bikini dhe më pas me një fustan të bardhë veror, ku vihej re qartë barku i saj i rrumbullakosur.
Kjo është një periudhë e lumtur për yllin e filmave të suksesshëm si The Devil Wears Prada, Les Misérables dhe The Princess Diaries, e cila vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të kinemasë botërore.
Me ardhjen e fëmijës së tretë, familja Hathaway-Shulman do të zgjerohet edhe më tej, ndërsa fansat presin me padurim detaje të reja nga aktorja për këtë kapitull të ri në jetën e saj personale.
Burimi;https://www.instagram.com/annehathaway
Foto; https://www.instagram.com/annehathaway