ShowBiz

Mimoza Ahmeti pas fitores në “Ferma VIP”: Ishte si një ëndërr e bukur

Mimoza Ahmeti, fituesja e edicionit të parë të spektaklit “Ferma VIP”, ka ndarë emocionet e saj të para pas triumfit, duke e cilësuar të gjithë eksperiencën si një ëndërr të bukur dhe të paharrueshme.

Gjatë një interviste në “Post Ferma VIP”, shkrimtarja dhe poetja e njohur u shpreh se vlerësimi i publikut ishte shumë më i rëndësishëm për të sesa vetë çmimi. Pas 81 ditësh izolim dhe sfidash në fermë, Ahmeti tha se ndihej e lumtur që publiku arriti ta kuptonte dhe ta vlerësonte ashtu siç është në të vërtetë.

“Nuk kishte një gjë që më krijoi një emocion shokues se mora çmim, sesa ajo që publiku më vlerësoi. Ky aspekt më pëlqeu shumë,” tha ajo.

Ahmeti vlerësoi gjithashtu formatin e spektaklit, duke theksuar se gjatë rrugëtimit nuk pati surpriza të panevojshme apo ndryshime të papritura të rregullave, gjë që sipas saj e bëri garën më të drejtë dhe më të besueshme.

E pyetur nëse e kishte imagjinuar një finale kaq të fortë, ajo pranoi se e gjithë eksperienca i dukej thuajse e pabesueshme.

“Ishte si një ëndërr, si një halucinacion shumë i bukur, sepse koha ishte shumë e shkurtër. Ato janë edhe interesante… u kënaqëm shumë,” u shpreh fituesja e “Ferma VIP”.

Me këtë fitore, Mimoza Ahmeti mbyll me sukses një eksperiencë unike televizive, duke fituar jo vetëm çmimin e madh, por edhe mbështetjen dhe vlerësimin e publikut shqiptar.

Burimi;https://www.instagram.com/mimozaahmeti_official/

Foto; https://www.instagram.com/mimozaahmeti_official/