ShowBiz

Zhduket papritur Instagrami i Klodit, Elijona reagon: “Xhelozia është sëmundje e madhe”

Një situatë e papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të ish-finalistit të Big Brother VIP Kosova 4, Klodit. Llogaria e tij në Instagram nuk është më e aksesueshme, ndërsa profili shfaq mesazhin “User not found”, duke ngritur pikëpyetje mbi atë që mund të ketë ndodhur.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Klodi apo ekipi i tij, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një problem teknik, raportime masive apo një pezullim të përkohshëm nga vetë platforma.

Mungesa e profilit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku fansat kanë shprehur shqetësimin dhe kureshtjen për fatin e llogarisë së tij.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe reagimi i Elijonës, e cila ka ndarë në Instastory një pamje të profilit të bllokuar të Klodit. Ajo ka lënë të kuptohet se pas kësaj situate mund të qëndrojnë veprime të qëllimshme nga persona të tjerë.

Xhelozia është sëmundje e madhe”, ka shkruar Elijona, duke shoqëruar postimin me një mesazh që është interpretuar nga ndjekësit si mbështetje publike për Klodin.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse llogaria e Klodit do të rikthehet dhe çfarë e ka shkaktuar zhdukjen e saj nga platforma sociale.

Burimi;https://www.instagram.com/elijona/

Foto; https://www.instagram.com/elijona/