ShowBiz

Zbulohet shuma marramendëse që Brooklyn Beckham mori për reklamën që u pa si thumb ndaj familjes së tij

Zbulohet shuma marramendëse që Brooklyn Beckham mori për reklamën që u pa si thumb ndaj familjes së tij

Brooklyn Beckham raportohet se ka përfituar të paktën një milion dollarë për fushatën e tij reklamuese me kompaninë e dërgesave “DoorDash”, e cila ka nxitur reagime të shumta për shkak të referencave ndaj përçarjes së tij me familjen Beckham.

Në reklamën e lidhur me Kupën e Botës 2026, Brooklyn shfaqet duke ndjekur ndeshjet nga shtëpia, teksa thotë: “Ju ndoshta po pyesni pse po e shikoj Kupën e Botës nga shtëpia. Është një histori e gjatë”.

Ky koment u interpretua nga shumë si një thumb ndaj prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, me të cilët raportohet se marrëdhëniet janë të tensionuara prej kohësh.

Sipas mediave të huaja, persona pranë familjes kanë kritikuar faktin që Brooklyn po përfiton financiarisht nga konflikti familjar, ndërsa më herët ai kishte kërkuar privatësi rreth raporteve me prindërit.

Burimi;https://www.aol.com/articles/brooklyn-beckham-takes-jab-parents-180428000.html

Foto;https://www.instagram.com/brooklynpeltzbeckham/