Shakira ka surprizuar fansat me deklaratën e saj të fundit, duke zbuluar se do të dëshironte të realizonte një bashkëpunim muzikor me yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
Këngëtarja kolumbiane, e cila prej dekadash mbetet një nga emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore dhe autore e disa prej hiteve më të njohura ndërkombëtare, e bëri këtë deklaratë gjatë pjesëmarrjes në podcastin e vlogeres së njohur Lele Pons.
E pyetur se me cilin artist do të dëshironte të bashkëpunonte në të ardhmen, Shakira nuk hezitoi të përmendte emrin e Dua Lipës.
“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, u shpreh artistja me entuziazëm.
Pas kësaj deklarate, Lele Pons e përshkroi Dua Lipën si “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira e përforcoi vlerësimin e saj duke shtuar: “Ajo është e jashtëzakonshme.”
Deklarata e Shakirës ka ngjallur menjëherë reagime pozitive në rrjetet sociale, ku fansat e të dy artisteve kanë shprehur dëshirën që ky bashkëpunim të bëhet realitet. Një projekt muzikor mes Shakirës dhe Dua Lipës do të bashkonte dy prej emrave më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe pritet të ishte një sukses i garantuar.
Burimi; https://www.instagram.com/shakira
Foto;https://www.instagram.com/shakira