ShowBiz

Pse s’do të bëjë “gender reveal” për fëmijën e dytë? Sara Gjordeni zbulon arsyen

Moderatorja Sara Gjordeni, e cila pak javë më parë konfirmoi se është në pritje të ëmbël për herë të dytë, ka ndarë së fundmi disa detaje me ndjekësit e saj në Instagram.

Gjatë një bisede virtuale, një prej pyetjeve që mori më shumë vëmendje ishte nëse Sara dhe partneri i saj, këngëtari Bardhi, do të organizojnë një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës së dytë.

Sara tregoi se çifti nuk ka planifikuar një “gender reveal” të madh. Ashtu siç vepruan edhe me vajzën e tyre të parë, Nea, ata kanë vendosur ta përjetojnë këtë moment në mënyrë private, vetëm mes tyre.

Me humor, moderatorja u shpreh se sot ka shumë mënyra për të bërë një zbulim gjinie, madje edhe me “avion me tym që lëshon ngjyrë”, por ajo dhe Bardhi kanë zgjedhur diçka më të thjeshtë dhe më personale.

Arsyeja lidhet me dëshirën e Sarës për të mos krijuar asnjë diferencim mes fëmijëve. Ajo shpjegoi se nuk dëshiron që, kur Nea të rritet, të ndihet më pak speciale se fëmija i dytë për shkak se për të është bërë një festë më e vogël apo më e madhe.

“Nuk dua absolutisht diferencime mes fëmijëve. Edhe 10 të kemi, të gjithëve do ua bëjmë njësoj”, është shprehur Sara.

Megjithatë, moderatorja la të kuptohet se momentin e veçantë do ta ndajë më vonë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale, por fillimisht dëshiron ta përjetojë në privatësi me partnerin e saj.