ShowBiz

Amal Clooney: Martesa me George Clooney ma ndryshoi jetën në mënyrë drastike

Amal Clooney ka folur hapur për mënyrën se si martesa me aktorin George Clooney ka ndikuar në jetën dhe karrierën e saj, duke pranuar se ekspozimi publik ndryshoi ndjeshëm pas lidhjes së tyre.

Avokatja e njohur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut u martua me George Clooney në vitin 2014, ndërsa dy vite më vonë çifti themeloi Fondacionin Clooney për Drejtësi. Pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm në çështje të rëndësishme ligjore, Amal tha se jeta e saj mori një kthesë të madhe, veçanërisht pas lindjes së binjakëve Alexander dhe Ella në vitin 2017.

Gjatë një bisede në eventin Cartier Dialogue në Bangkok, Amal tregoi se më parë arrinte ta mbante të ndarë jetën profesionale nga ajo private, por kjo ndryshoi pas martesës.

“Më parë kisha një jetë pune dhe një jetë personale, të cilat mund t’i mbaja të ndara. Por kur u martova, kjo ndryshoi goxha”, u shpreh ajo.

Sipas Amal, në fillim e kishte të vështirë të përballej me vëmendjen e madhe mediatike dhe me perceptimin publik, duke menduar se duhej të përshtatej me pritshmëritë e të tjerëve.

Megjithatë, me kalimin e kohës, ajo tha se kuptoi se gjëja më e rëndësishme ishte të jetonte jetën sipas vlerave të saj, pa lejuar që fama apo opinioni publik të ndikonin në zgjedhjet personale dhe profesionale.

“E rëndësishme është të jetosh jetën tënde. Nëse je i mirë në atë që bën, kjo do të shihet. Nuk doja që ekspozimi publik të më pengonte të bëja gjërat që janë të rëndësishme për familjen ose marrëdhënien time”, deklaroi Amal.

Përmes Fondacionit Clooney për Drejtësi, Amal dhe George Clooney vazhdojnë të mbështesin nisma për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke ofruar ndihmë ligjore për vajzat dhe gratë në vende të ndryshme të botës. Një nga projektet kryesore të fondacionit është në Malavi, ku ata punojnë për të luftuar martesat e hershme dhe për të përmirësuar qasjen në drejtësi për gratë dhe vajzat.

Burimi;https://www.instagram.com/amal.clooney.official/

Foto; https://www.instagram.com/amal.clooney.official