ShowBiz

Londrim Mekaj flet për herë të parë për raportin me Klodianin dhe Elijonën: “Nuk jemi më si dikur”

Prej javësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime se miqësia mes fituesit të Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekajt, dhe ish-banorëve Klodian Mihaj e Elijona Binakaj ka pësuar një krisje. Tashmë, vetë Londrimi ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë për herë të parë rreth raportit mes tyre.

Në një intervistë, ai pranoi se mes tyre ka pasur një ftohje dhe se marrëdhënia nuk është më e njëjtë si gjatë kohës kur ndanin një miqësi shumë të afërt. Megjithatë, ai theksoi se nuk dëshiron të zbulojë detaje, pasi bëhet fjalë për çështje personale.

“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur. Dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot kemi raport, por natyrisht jo si më parë”, u shpreh ai.

Londrimi komentoi edhe mungesën e Klodianit dhe Elijonës në eventin e tij të fundit, çështje që kishte ngjallur diskutime mes ndjekësve.

“Ka pasur një ftohje për disa çështje personale. Me njerëzit më të afërt ndonjëherë mbeten hatërmbetje edhe për gjërat më të vogla”, tha ai.

Pavarësisht distancës që është krijuar mes tyre, fituesi i BBVK 4 bëri të ditur se nuk ka vend për armiqësi dhe se ruan ende respekt të madh për dy ish-miqtë e tij.

“Unë i respektoj shumë, i dua dhe do të vazhdoj t’i respektoj. Jemi të rritur dhe besoj se komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi”, u shpreh ai.

Deklarata e Londrim Mekajt ka qetësuar disi spekulimet që kanë qarkulluar në rrjet, duke lënë të kuptohet se, ndonëse miqësia e tyre ka kaluar një periudhë të vështirë, ai mbetet optimist se raporti me Klodianin dhe Elijonën mund të përmirësohet në të ardhmen.

Burimi: https://www.instagram.com/londrimmekaj/

Foto;https://www.instagram.com/londrimmekaj/