ShowBiz

Jacob Elordi dhe Kendall Jenner nuk i shpëtuan paparacëve, pavarësisht përpjekjeve për privatësi

Jacob Elordi dhe Kendall Jenner u fotografuan në aeroportin e Brisbane, Australi, teksa përpiqeshin të kalonin pa tërhequr vëmendjen. Të dy kishin mbuluar fytyrën me maska, kapele, kapuçë dhe syze dielli, por aksesorët luksozë që mbanin i bënë të dallueshëm.

Pas pushimeve në Byron Bay, ku festuan 29-vjetorin e aktorit, çifti u pa duke ecur dorë për dore drejt portës së nisjes, ndërsa në një moment Elordi vendosi dorën pas shpinës së Jenner, një gjest që konfirmoi afërsinë mes tyre.

Aktori mbante një çantë të madhe Bottega Veneta me vlerë rreth 15.500 dollarë dhe një çantë udhëtimi Gucci prej afërsisht 6.000 dollarësh. Ai kishte zgjedhur një veshje sportive në ngjyrë blu të errët, të kombinuar me atlete të bardha, syze dielli dhe maskë.

Ndërkohë, Kendall Jenner u shfaq me një kapele blu Adidas, maskë të zezë, shall të madh dhe një pallto bezhë, të kombinuar me pantallona dhe këpucë të zeza. Ajo mbante një çantë lëkure jeshile të markës The Row, me vlerë rreth 5.000 dollarë.

Pak ditë më parë, dyshja ishte fotografuar gjatë një shëtitjeje në Byron Bay, ndërsa sipas mediave amerikane, Jenner udhëtoi në Australi për të festuar ditëlindjen e Elordi-t së bashku me familjen dhe miqtë e tij.

Burime për Page Six kanë bërë të ditur se marrëdhënia mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

“Ata janë në fazën kur duan të bëjnë gjithçka së bashku dhe lidhja e tyre është bërë mjaft serioze”, ka deklaruar një burim pranë çiftit.

Burimi;https://pagesix.com/2026/06/29/celebrity-news/kendall-jenner-and-jacob-elordi-fly-under-the-radar-at-airport-after-australia-getaway/

Foto; https://www.instagram.com/kendalljenner/