Pas një muaji mjalti romantik në Itali dhe dasmës së shumëpërfolur me aktorin britanik Callum Turner, Dua Lipa i është rikthyer angazhimeve profesionale.
Këngëtarja me famë botërore është fotografuar duke hyrë në një studio muzikore në New York, vetëm pak ditë pas kthimit nga pushimet me bashkëshortin e saj, duke sinjalizuar se është gati të nisë punën për projektet e reja muzikore.
Artistja 30-vjeçare u shfaq me një stil elegant, e veshur tërësisht me të bardha, ndërsa pamjen e kompletoi me një çantë gri të markës Chloé, me një vlerë prej rreth 2,000 funtesh (afërsisht 2,331 euro).
Dua dhe Callum kurorëzuan dashurinë e tyre muajin e kaluar në një ceremoni luksoze në Sicili, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Pas dasmës, çifti kaloi muajin e mjaltit në disa prej destinacioneve më të njohura të Italisë.
Ata udhëtuan përgjatë Bregut Amalfi, vizituan Romën, morën pjesë në kurse për përgatitjen e makaronave, shijuan gatimet tradicionale italiane dhe degustuan verëra vendase.
Në rrjetet sociale, Dua e përshkroi këtë përvojë si “parajsë mbi tokë”, ndërsa çifti qëndroi në hotelin luksoz La Posta Vecchia, pranë Romës. Ata zgjodhën Getty Suite, një nga suitat më prestigjioze të resortit, me pamje nga Deti Tirren dhe një vaskë gjigante prej mermeri që spikat mes elementeve luksoze të ambientit.
Me rikthimin në studio, fansat presin që këngëtarja të sjellë së shpejti projekte të reja, pas një periudhe të veçantë në jetën e saj personale.
Burimi; https://www.instagram.com/dualipa/
Foto; https://www.instagram.com/dualipa/