ShowBiz

Rita Ora mahnit me stilin veror në Mykonos, shfaqet me bikini leopard dhe taka të larta

Këngëtarja me famë botërore dhe prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë pushimeve në ishullin grek të Mykonosit, ku u fotografua teksa shijonte një mbrëmje në shoqërinë e miqve.

Artistja u shfaq me një palë bikini me print leopardi, të kombinuara me pantallona të shkurtra sportive të zeza dhe taka të larta, një kombinim që nxori në pah fizikun e saj të tonifikuar dhe stilin e veçantë që e karakterizon.

Sipas Daily Mail, Rita u pa duke u larguar nga hoteli luksoz Eden Roc, e shoqëruar nga miku i saj i ngushtë, Vas J Morgan, ndërsa pamja e saj tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe fotografëve.

Pushimet në Mykonos vijnë pas një periudhe të ngarkuar profesionale për këngëtaren, e cila së fundmi performoi në Festivalin Isle of Wight dhe po punon për projekte të reja artistike.

Në një prononcim për Daily Mail, Rita zbuloi se publikimi i muzikës së re mbetet prioriteti i saj kryesor.

“Publikimi i muzikës së re është në krye të listës sime dhe do të ndodhë shumë shpejt. Kam xhiruar edhe dy filma në Australi, ndaj kam qenë larg Mbretërisë së Bashkuar për një kohë”, u shpreh ajo.

Këngëtarja foli gjithashtu edhe për mundësinë e një bashkëpunimi me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, duke theksuar se do të dëshironte të ishte pjesë e një prej filmave të tij, nëse projekti dhe skenari do të ishin të përshtatshëm.

Rita Ora dhe Taika Waititi pritet të festojnë katërvjetorin e martesës së tyre në muajin gusht, ndërsa artistja vazhdon të balancojë angazhimet në muzikë, film dhe jetën personale

Burimi;https://www.instagram.com/ritaora/

Foto; .https://www.instagram.com/ritaora/