ShowBiz

Sunny Hill Festival rikthehet në fund të korrikut me një tjetër edicion në Prishtinë

Sunny Hill Festival do të rikthehet edhe këtë verë në Prishtinë, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Evropën Juglindore.

Edicioni i këtij viti do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gushtSunny Hill Festival Park në Bërnicë, ku pritet të mblidhen mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës.

Që nga themelimi i tij, festivali është shndërruar në një pikë referimi për industrinë e muzikës dhe argëtimit, duke sjellë në skenë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe emra të rëndësishëm të skenës vendore. Përveç programit muzikor, Sunny Hill ka kontribuar edhe në promovimin e Kosovës si destinacion për organizimin e eventeve të mëdha ndërkombëtare.

Festivali ka ndikim të konsiderueshëm edhe në ekonominë lokale, pasi gjatë ditëve të organizimit rritet ndjeshëm numri i vizitorëve, duke përfituar sektorët e hotelerisë, gastronomisë dhe shërbimeve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se edhe këtë vit publiku do të ketë mundësi të shijojë një program të pasur artistik dhe një eksperiencë që synon të ruajë standardet që e kanë bërë Sunny Hill Festival një nga ngjarjet më të rëndësishme të verës në Kosovë.