Jasmin Kadriu zbulon pamjen e saj natyrale: “Jam bjonde me kaçurrela”
Jasmin Kadriu ka surprizuar ndjekësit në TikTok me një detaj të veçantë për pamjen e saj natyrale.
Në një video të publikuar së fundmi, ajo shfaqet me flokë të errët, por tregon se në fakt është bjonde natyrale dhe me kaçurrela — krejt ndryshe nga pamja me të cilën publiku është mësuar ta shohë.
“Info i panevojshëm: jam bjonde natyrale me kaçurrela!”, ka shkruar Jasmin mbi videon e saj.
Megjithatë, ajo bëri të ditur se nuk planifikon t’i rikthehet së shpejti pamjes natyrale. Me nota humori, Jasmin u shpreh se do të vazhdojë t’i mbajë flokët e zinj dhe të drejtë.
Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët janë habitur nga ndryshimi i saj natyral.