ShowBiz

Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë: “Jemi në qiellin e shtatë”

Këngëtari i njohur Marc Anthony është bërë baba për herë të tetë. Bashkëshortja e tij, modelja Nadia Ferreira, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Lajmin e bukur çifti e ndau me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku zbuluan edhe emrin e vajzës së porsalindur, Mila.

“Çfarë bekimi i madh është të ndajmë me ju ardhjen e të çmuarës sonë, Mila. Nuk mund ta imagjinoni gëzimin që kemi në shtëpinë tonë. Jemi në qiellin e shtatë”, shkruan Marc Anthony dhe Nadia Ferreira.

Dyshja publikoi gjithashtu disa fotografi të ëmbla të vogëlushes, duke marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit.

Marc Anthony, 57 vjeç, dhe Nadia Ferreira, 27 vjeç, njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të dytë në janar, në përvjetorin e tretë të lidhjes së tyre.

“Çfarë dhurate të mrekullueshme po na jep jeta. Zoti është i madh”, kishin shkruar ata atëherë, krahas një fotografie ku djali i tyre, Marco, vendoste dorën mbi barkun e Nadias.

Burimi;https://www.instagram.com/marcanthony/

Foto; https://www.instagram.com/marcanthony/