Harry Styles ka anuluar koncertin e tij në Brazil vetëm pak orë para se të niste, për shkak të një problemi shëndetësor.
Këngëtari ishte planifikuar të ngjitej në skenën e MorumBIS Stadium të martën, më 21 korrik, në kuadër të turneut të tij “Together, Together”.
Megjithatë, Live Nation Brasil publikoi një njoftim, ku informoi mbajtësit e biletave për procedurën e rimbursimit, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të artistit. Në të njëjtën kohë, u konfirmua se koncerti i planifikuar për të premten, më 24 korrik, do të zhvillohet sipas planit.
“Na vjen sinqerisht keq t’ju informojmë se koncerti i Harry Styles, i planifikuar për të martën, më 21 korrik 2026, në MorumBIS Stadium, është anuluar për shkak të një problemi shëndetësor që u shfaq gjatë turneut. Biletat për këtë koncert do të rimbursohen përmes të njëjtit kanal nga i cili janë blerë. Ticketmaster Brasil do t’u dërgojë një email me më shumë informacion të gjithë mbajtësve të biletave.
Koncerti i së premtes, më 24 korrik 2026, do të zhvillohet normalisht, sipas programit. Mbajtësit e biletave për koncertin e së martës do të kenë mundësinë të blejnë bileta nga një kontingjent i rezervuar ekskluzivisht për koncertin e së premtes, deri në përfundimin e tyre. Detaje të mëtejshme do të dërgohen me email nga Ticketmaster Brasil.
Kemi bashkëpunuar me organizatorët e stadiumit për të vënë në dispozicion sa më shumë bileta për koncertin e së premtes, megjithatë ju lutemi të keni parasysh se numri i tyre është shumë i kufizuar”, thuhet në njoftim.
Burimi;https://www.instagram.com/harrystyles/
Foto;https://www.instagram.com/harrystyles/