Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një paraqitje elegante dhe mjaft atraktive në një fotosesion të ri, që duket se lidhet me projektin e saj të ardhshëm muzikor.
Artistja ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një stil të kuruar deri në detaje. Imazhet kanë marrë menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen e saj moderne dhe të veçantë.
E veshur me një kostum skenik në ngjyrë të kuqe, të kombinuar me një fund rozë të çelët, Era vë në pah elegancën dhe stilin e saj unik. Nuancat intensive të së kuqes dominojnë në fotografi, duke krijuar një atmosferë dramatike dhe një kontrast të bukur me veshjen e artistes.
Edhe pse nuk ka ndarë ende detaje të shumta rreth projektit, fotosesioni duket se është pjesë e promovimit të një prurjeje të re muzikore.
Postimet e saj kanë shtuar kureshtjen e publikut, ndërsa fansat presin të zbulojnë se çfarë do të sjellë Era Istrefi së shpejti në skenën muzikore.