Rihanna ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me fushatën më të re promovuese për markën e saj të veshjeve intime, Savage x Fenty.
Këngëtarja 38-vjeçare ka publikuar në Instagram një seri fotografish nga seti i ri me temë verore, ku shfaqet pranë një pishine e veshur me një komplet rozë, të përbërë nga korse dhe detaje dantelle.
Pamjet reflektojnë stilin karakteristik të fushatave të markës së saj, duke kombinuar elegancën, sensualitetin dhe atmosferën luksoze që e ka shoqëruar prej vitesh Savage x Fenty.
Në mbishkrimin e postimit, Rihanna prezantoi koleksionin e ri me fjalët: “Luks. Dantellë. Njihuni me dantellën tonë të re, më të butë dhe elastike”.
Fushata vjen rreth dhjetë muaj pasi artistja dhe partneri i saj, A$AP Rocky, mirëpritën në jetë vajzën e tyre, Rocki. Çifti janë gjithashtu prindër të dy djemve, RZA Athelston dhe Riot Rose.
Ditët e fundit, Rihanna u komentua edhe për paraqitjen e saj në finalen e Kupës së Botës 2026, ku u pa duke shijuar atmosferën së bashku me A$AP Rocky. Së fundmi, ajo u rikthye edhe në skenë pas tre vitesh, duke performuar në një koncert me Jay-Z, ndërsa vazhdon të balancojë muzikën me bizneset e saj të suksesshme
Burimi;
https://www.instagram.com/badgalriri/
Foto; https://www.instagram.com/badgalriri/