ShowBiz

Irina Shayk në lidhje me ish-in e Kendall Jenner

Irina Shayk raportohet se është në një lidhje me ish-partnerin e Kendall Jenner.

Sipas revistës People, modelja është parë në shoqërinë e yllit 29-vjeçar të NBA-së, Devin Booker, në Hamptons. Një burim ka deklaruar për revistën se lidhja e tyre ka nisur së fundmi dhe se të dy kanë ndjenja të forta për njëri-tjetrin.

“Devin Booker dhe Irina po dalin bashkë. Është diçka shumë e re, por ata pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, ka thënë burimi.

 “Ata u njohën përmes miqve të përbashkët disa muaj më parë dhe po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku këtë verë, përpara se Devin të nisë përgatitjet për sezonin e ri. Prisni ta shihni Irinën në disa prej ndeshjeve të tij”, shtoi më tej.

Deri më tani, asnjëri prej tyre dhe as përfaqësuesit e tyre nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë.

Devin Booker ka pasur më parë një lidhje me Kendall Jenner, e cila nisi në prill të vitit 2020, por u bë publike në Instagram në shkurt të vitit 2021, në ditën e Shën Valentinit.

Pak pas përvjetorit të dytë të lidhjes së tyre, në qershor të vitit 2022, çifti u nda përkohësisht, por ribashkimi i tyre nuk vonoi. Megjithatë, në tetor ata u ndanë sërish dhe këtë herë përfundimisht. Burime pranë tyre bënë të ditur se arsyeja ishte për shkak të angazhimeve të shumta dhe orareve të ndryshme, duke theksuar se ndarja e tyre ishte miqësore.

Burimi;https://www.instagram.com/irinashayk/

Foto; https://www.instagram.com/irinashayk/