ShowBiz

Lot dhe emocione në Sunny Hill: Katy Perry fton 10-vjeçaren shqiptare të këndojë “Roar” në skenë

Një nga momentet më prekëse të natës së parë të Sunny Hill Festival erdhi gjatë performancës së Katy Perry, e cila u emocionua nga takimi me një vajzë të vogël shqiptare në publik.

Gjatë koncertit, këngëtarja iu afrua audiencës dhe nisi të bisedonte me 10-vjeçaren, e cila prezantoi veten si Era. Vogëlushja tregoi se vinte nga Shqipëria dhe se pjesëmarrja në koncert ishte dhurata që kishte marrë për ditëlindjen e saj.

E pushtuar nga emocionet, Era nuk arriti t’i mbante lotët, ndërsa fjalët e saj prekën edhe artisten amerikane. Katy Perry u përlot dhe iu afrua vogëlushes, duke e ftuar të këndonin së bashku hitin e saj të njohur, “Roar”.

Momentin e shoqëruan duartrokitje të shumta nga publiku, ndërsa Era u kthye në protagonisten e një prej çasteve më të bukura dhe emocionale të mbrëmjes në Sunny Hill Festival.