ShowBiz

Britney Spears publikon video nga shtëpia dhe tërheq vëmendjen me pamje të guximshme

Britney Spears ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave, pasi ka publikuar në Instagram një video nga ambientet e shtëpisë së saj, ku shfaqet duke kërcyer dhe pozuar me disa veshje të ndryshme.

Këngëtarja 44-vjeçare, e njohur për hitet “Oops!… I Did It Again” dhe “Toxic”, ndau disa klipe të montuara, ku shihet duke realizuar lëvizje kërcimi dhe duke eksperimentuar me stile të ndryshme veshjeje.

Në një pjesë të videos, Spears shfaqet me geta të zeza, çizme dhe kapelë, ndërsa pamjet më të guximshme janë mbuluar me elemente grafike në montazh.

Videoja ka marrë mijëra reagime nga ndjekësit e saj, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë asnjë koment shtesë për publikimin.

Në një tjetër fragment, Britney shihet duke kërcyer në dysheme, ndërsa në sfond shfaqet një punonjëse duke pastruar qilimin.

Publikimi vjen në një periudhë kur Spears ka folur hapur për jetën e saj pas përfundimit të kujdestarisë ligjore, e cila zgjati 13 vite. Së fundmi, ajo ka lënë të kuptohet se po mendon për projekte të reja personale, përfshirë mundësinë e krijimit të një biznesi me produkte artizanale, si sapunë dhe qirinj.