ShowBiz

Dua Lipa ndan momente nga netët e Sunny Hill, mes muzikës, familjes dhe miqve

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një seri fotografish nga ditët e fundit në Kosovë, ku ka shijuar atmosferën festive të Sunny Hill Festival pranë familjes dhe miqve të saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar pamje të ngrohta e të lumtura, duke treguar momente personale larg skenës, të rrethuara nga njerëzit më të afërt.

Në një prej fotografive, Dua u shfaq elegante me një fustan të shkurtër të bardhë me supe të zbuluara, të kombinuar me një xhaketë të kuqe, duke tërhequr vëmendjen për stilin e saj të veçantë.

Postimi mori reagime të shumta nga miliona ndjekësit e saj, të cilët vlerësuan energjinë pozitive, paraqitjen elegante dhe afërsinë që artistja përcolli përmes këtyre momenteve.