ShowBiz

Ronela Hajati reagon ashpër ndaj komenteve negative: “Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash”

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe komenteve fyese që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur zhgënjimin për nivelin e komunikimit online, duke theksuar se komentet e tilla janë bërë shqetësuese dhe të papranueshme.

“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash”, ka shkruar Ronela.

Ajo ka kritikuar gjithashtu faktin që shumë persona që përdorin këtë gjuhë janë të rritur dhe kanë familje, duke e cilësuar këtë sjellje si pasqyrim të një mentaliteti të gabuar.

“Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur. Më vjen neveri të lexoj lloj-lloj shembujsh për çdo njeri që është fytyrë publike”, është shprehur këngëtarja.

Në fund të reagimit të saj, Ronela Hajati u ka bërë thirrje personave që shpërndajnë mllef në internet ta përdorin energjinë e tyre për të zgjidhur çështjet personale.

“Të shfrytëzonit gjithë këtë kohë që merreni me këtë mllef, për të rregulluar punët tuaja, më mirë do ishte ky popull”, ka përfunduar ajo.

Burimi;https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/?hl=en

Foto;https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/?hl=en