ShowBiz

Rike Roçi përplaset me ndjekësen pas komenteve për ndërhyrje estetike: “Do të më kërkosh falje”

 Rike Roçi ka reaguar publikisht ndaj një komenti në rrjetet sociale, ku një ndjekëse aludonte për ndërhyrje estetike në pamjen e saj.

Komentuesja i sugjeronte me ironi që, në një takim të ardhshëm me “kompaninë e silikonit”, të kërkonte disa “rregullime”, duke bërë edhe batuta për fizionominë e saj.

Roçi zgjodhi t’i përgjigjej përmes një postimi në “Instastory”, duke e marrë situatën me humor.

“E dashur, po të lexoj. Madje kam marrë pak kohë të qesh me komente idiote”, shkroi ajo.

Më pas, Rike mohoi pretendimet për ndërhyrje, duke shtuar: “Nuk më ka bërë ‘Skerdi’, por ZOT!”, krahas një zemre të kuqe.

Ajo e mbylli reagimin duke e ftuar ndjekësen për kafe: “Nëse nuk beson, hajde të të nxjerr për kafe. Pastaj do të më kërkosh falje.”

Me këtë reagim, Rike Roçi iu përgjigj me ironi kritikave për pamjen e saj, duke mohuar njëkohësisht aludimet për ndërhyrje estetike.