Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje nga palestra, ku shihet duke ushtruar edhe në këtë periudhë të avancuar të pritjes së ëmbël. Krahas videos, Xhuli ka treguar se vazhdon të stërvitet me përkushtim, duke theksuar me humor se fëmijët e saj do të kenë një nënë shumë energjike.
Postimi i saj ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar pozitivitetin dhe energjinë që modelja përcjell gjatë kësaj periudhe të veçantë.
Xhuli Nura ka folur edhe më herët hapur për rrugëtimin e saj drejt amësisë, duke zbuluar se shtatzënia është realizuar përmes fertilizimit in vitro, i njohur si IVF.
Modelja duket se po e përjeton me shumë emocion këtë kapitull të ri të jetës, një dëshirë që, sipas saj, e kishte prej kohësh.
Burimi;https://www.instagram.com/iamjuliananura/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/iamjuliananura/?hl=en