ShowBiz

Nëntë vjet nga fejesa, Iliriana Sadriu dhe Adri ndajnë kujtim të veçantë

Iliriana Sadriu dhe Adri Rrogaqi kanë shënuar nëntëvjetorin e fejesës së tyre me një fotografi të rrallë nga dita kur vendosën të kurorëzonin dashurinë.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2” e publikoi imazhin në rrjetet sociale, ku çifti shihet pranë tortës së fejesës, teksa shkëmben unazat dhe buzëqesh para të ftuarve.

“Urime përvjetori i fejesës, sot nëntë vite”, ka shkruar Iliriana krahas fotos nostalgjike.

Dyshja ka qenë prej vitesh një nga çiftet e njohura për publikun. Pas fejesës, ata e çuan lidhjen një hap më tej duke u martuar në tetor 2024, pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova”.

Burimi;https://www.instagram.com/p/DOgf–njF4S/?hl=en&img_index=1

Foto; https://www.instagram.com/p/DOgf–njF4S/?hl=en&img_index=1