ShowBiz

“Trombofilia na ndryshoi jetën”, Fjoralba dhe Enela rrëfejnë vështirësitë e shtatzënisë

Fjoralba dhe Enela kanë ndarë në podcastin e Orinda Hutës rrëfime personale për periudhën e shtatzënisë, përballjen me trombofilinë dhe emocionet e forta që përjetuan deri në ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre.

Të ftuara në emisionin “MAM”, ato folën pa filtra për frikën, kontrollet e vazhdueshme dhe pasigurinë që shoqëruan këtë etapë të jetës së tyre. Të dyja theksuan se diagnoza e trombofilisë u ndryshoi rrënjësisht përditshmërinë dhe mënyrën se si e jetuan shtatzëninë.

“Trombofilia na ndryshoi jetën”, ishte mesazhi që përcollën, duke vënë në pah rëndësinë e kontrolleve mjekësore dhe mbështetjes emocionale gjatë një periudhe kaq delikate.

Fjoralba dhe Enela ndalën edhe te momenti kur u bënë nëna, duke rrëfyer se, pavarësisht vështirësive, ardhja e fëmijëve e bëri çdo sakrificë të marrë një kuptim tjetër. Ato thanë se përvoja i ka bërë më të forta dhe më të vetëdijshme për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të gruas.

Rrëfimet e tyre vijnë si një mesazh mbështetës për gratë që kalojnë sfida të ngjashme gjatë shtatzënisë, duke i inkurajuar të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë dhe këshillim nga mjekët specialistë.