Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë martuar në një cermoni shumë private në Lisbonë,
Mediat portugeze kanë publikuar certifikatën e martesës dhe kanë zbuluar detaje të reja të ceremonisë, nga privatësia e zgjedhur nga çifti deri te njerëzit që ishin të pranishëm.
Sa i përket dokumentit të publikuar, konfirmohet gjithashtu se Ronaldo dhe Georgina zgjodhën një marrëveshje paramartesore. Një kontratë e bërë para martesës që u nënshkrua më 10 gusht, një ditë para ceremonisë, në zyrën e një noteri në Lisbonë. Sipas kësaj kontrate, secili person ruan pasuritë që kishte para martesës dhe çdo pasuri që fiton më pas. Nëse ata blejnë diçka së bashku, ajo pasuri mund t’u përkasë të dyve.
Por fakti më i çuditshëm është se në rast divorci të mundshëm Cristiano nuk do e ndajë pasurinë përgjysmë.
Të paktën, siç shkruan spanjollja “Marka”, Georgina do të përfitonte një pagesë mujore prej 100 mijë eurosh si garanci financiare për fëmijët.
Gjithashtu pretendohet se rezidenca luksoze e Ronaldos, me vlerë 6 milionë euro, në zonën prestigjioze “La Finka” të Madridit, është e regjistruar në emër të saj. Ata tashmë janë rikthyer në Arabinë Saudite, ku Ronaldo vijon karrierën e tij me Al Nasr dhe me një look të ri.
Ronaldo e takoi për herë të parë Rodríguez kur ajo punonte si asistente shitjesh në një dyqan Gucci në vitin 2017. Atë janar, të dy bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Best FIFA Football Awards në Cyrih. Deri në maj, ata e bënë zyrtare Instagramin kur Ronaldo postoi një foto të tij dhe Rodríguez.