Dolce, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, këtë herë me një postim që duket se lidhet me jetën e saj sentimentale.
Bukuroshja ka ndarë një imazh ku shkruhet: “Zemra ime është plot dashuri”, i shoqëruar me një zemër të kuqe. Mesazhi romantik ka mjaftuar që ndjekësit të ngrenë dyshime se ajo mund të mos jetë më beqare.
Një detaj i vogël ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin: në fund të postimit shfaqet shkronja “L”, e cila mund të jetë iniciali i një personi të veçantë në jetën e saj.
Ndonëse Dolce nuk ka dhënë asnjë konfirmim të drejtpërdrejtë për një lidhje të re dhe nuk ka zbuluar identitetin e personit që mund t’i ketë rrëmbyer zemrën, postimi i saj është komentuar gjerësisht nga publiku.
Mbetet për t’u parë nëse ish-banorja e BBVK-së do të vendosë të ndajë më shumë detaje për jetën e saj private apo do ta mbajë ende misterioz partnerin e mundshëm.