Arbnora Ademaj ka folur për mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”, duke sqaruar nëse publiku mund ta shohë një ditë si banore të shtëpisë së famshme.
E ftuar në emisionin “Prive Summer”, modelja dhe aktorja tregoi se e ndjek këtë format, por jo rregullisht. Ajo preferon të shohë mbrëmjet “Prime”, ku zhvillohen përballjet dhe diskutohen ngjarjet kryesore të javës.
Arbnora e konsideroi “Big Brother”-in një prej programeve më të ndjekura nga publiku, por u shpreh e prerë se aktualisht nuk e sheh veten si pjesë të tij.
“Big Brother e shikoj si format, jo rregullisht. Prime-t zakonisht, dhe aty më intereson. Absolutisht që është një nga emisionet më të shikuara, por nuk e shoh veten”, deklaroi ajo.
Një prej arsyeve që e pengon të mendojë seriozisht për këtë eksperiencë lidhet me mënyrën e komunikimit dhe profilet e ndryshme të personazheve që bëhen pjesë e reality show-t.
“Nuk më pëlqen gjuha. Nëse do të ishim me njerëz të një karriere diku aty afër, por të jem me njerëz që vijnë për t’u promovuar…”, u shpreh Ademaj, duke lënë të kuptohet se do ta konsideronte ndryshe një format me figura që kanë rrugëtim profesional të ngjashëm me të.
Me këtë deklaratë, aktorja duket se u ka dhënë fund, të paktën për momentin, spekulimeve për një hyrje të mundshme në “Big Brother VIP Kosova 5”. Megjithatë, ajo nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë që qëndrimi i saj të ndryshojë nëse edhe profili i konkurrentëve do të ishte më pranë pritshmërive të saj.