Trevor Noah dhe Eugene Yang kanë diskutuar mbi disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet Kina sot, duke i përmbledhur ato në katër pika kryesore: borxhin, kërkesën e dobët në ekonomi, plakjen e popullsisë dhe rrezikun e një përplasjeje të mundshme rreth Tajvanit.
Gjatë bisedës, ata ndalën edhe te pasojat afatgjata të politikës së një fëmije, e cila për dekada ndikoi drejtpërdrejt në strukturën demografike të vendit. Sipas tyre, kjo politikë ka kontribuar në krijimin e një brezi grash shumë të arsimuara dhe të suksesshme profesionalisht, por njëkohësisht ka sjellë një çekuilibër të madh mes numrit të burrave dhe grave.
Ky raport i pabarabartë gjinor ka krijuar vështirësi të reja në jetën sentimentale, veçanërisht për shumë burra që përballen me një mungesë të theksuar të partnereve të mundshme. Në këtë realitet, po rritet edhe tregu i partnerëve virtualë, me “të dashur” të krijuar nga inteligjenca artificiale, të cilët ofrojnë biseda, vëmendje dhe përgjigje të personalizuara.
Me humor, Trevor dhe Eugene e mbyllën diskutimin duke ngritur pyetjen nëse karriera e tyre e ardhshme mund të jetë hapja e një biznesi për njohje dhe matchmaking në Kinë.