ShowBiz

Carly Rae Jepsen flet për martesën, “Call Me Maybe” dhe muzikalin me Lena Dunham

Këngëtarja e njohur kanadeze Carly Rae Jepsen është e ftuara e radhës në episodin e ri të “One Nightstand”, formatit ku personazhe të njohur të muzikës dhe letërsisë ndajnë librat e tyre të preferuar në ambientin e “The Blond” në 11 Howard.

Në bisedën me Charlotte Owen, ikona e pop-it ka folur hapur për jetën personale, raportin me hitin që e bëri të njohur në mbarë botën, “Call Me Maybe”, si edhe për projektet e saj artistike më të reja.

Jepsen ka zbuluar se bashkëshorti i saj e kishte fituar zemrën me një poezi “pikante”, një detaj që e ka rrëfyer me humor gjatë intervistës. Artistja ka ndarë gjithashtu mendimet e saj të sinqerta për “Call Me Maybe”, këngën që vazhdon të mbetet një nga hitet më të mëdha të karrierës së saj.

Pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe muzikalit i saj në Broadway, “10 Things I Hate About You”, projekt që po zhvillohet së bashku me Lena Dunham. Vepra bazohet në filmin e njohur romantik të vitit 1999 dhe Jepsen ka treguar se projekti është ende në proces.

Këngëtarja ka përmendur edhe memoirin e fundit të Lena Dunham, duke thënë se ai i ka rikthyer dashurinë për leximin. Përmes përzgjedhjes së librave të saj të preferuar, Carly Rae Jepsen ka treguar një anë më personale dhe më reflektuese, larg skenës dhe ritmeve të muzikës pop.