ShowBiz

Klea Huta: Nuk dua të dukem perfekte nga frika se mos zhgënjej njerëzit

Klea Huta ka ndarë një reflektim të sinqertë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pasi është pyetur se ku e gjen frymëzimin dhe si ndihet kur shumë vajza e gra e konsiderojnë shembull.

Moderatorja dhe sipërmarrësja u shpreh se nuk e ka pasur kurrë si synim të bëhet frymëzim apo model për të tjerët. Edhe pse e vlerëson dashurinë dhe mbështetjen që merr nga ndjekëset, ajo nuk dëshiron të krijojë një imazh të idealizuar për veten.

“Nuk e kam pasur ndonjëherë qëllim të jem inspirim apo shembull. Më vjen mirë që vajza dhe gra inspirohen nga unë, por nuk do doja për asnjë arsye të ndihesha e kushtëzuar apo e kufizuar për t’u dukur perfekte dhe versioni që duan të shohin tek unë, nga frika se mos zhgënjej njerëzit”, shkroi Klea.

Ajo theksoi se përpiqet të jetojë dhe të ndajë me të tjerët atë që di, me dashuri dhe dëshirë, pa krijuar pritshmëri të panevojshme. Sipas saj, është e rëndësishme që çdo njeri të jetë vetvetja, duke pranuar edhe papërsosmëritë.

Në fund të mesazhit, Klea Huta zbuloi se burimi i saj kryesor i motivimit vjen nga bota e saj e brendshme.

Burimi;https://www.instagram.com/kleahuta/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/kleahuta/?hl=en