ShowBiz

Rozana Radi i përgjigjet ndjekëses që e kritikoi për ndërhyrjet estetike

Rozana Radi ka reaguar ndaj një komenti kritik të një ndjekëseje në rrjetet sociale, e cila ironizoi pamjen e saj dhe ndërhyrjet estetike.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa fotografi nga pushimet në Capri të Italisë, ku ka marrë shumë komplimente nga ndjekësit. Megjithatë, mes komenteve pozitive nuk mungoi edhe një mesazh thumbues.

“Rroftë kirurgu plastik. Jeni bërë një format të gjitha”, shkroi ndjekësja, duke iu referuar paraqitjes së artistes.

Rozana Radi nuk zgjodhi ta anashkalonte komentin. Ajo riktheu në vëmendje një reagim të mëparshëm të së njëjtës ndjekëse, të publikuar rreth gjashtë vite më parë, duke lënë të kuptohet se komentet kritike ndaj saj nuk janë të reja.

Artistja i sugjeroi ndjekëses që, në vend të kritikave për pamjen e saj, ta shfrytëzojë kohën për të bërë një kompliment për një grua tjetër. Reagimi i Rozanës u komentua nga ndjekësit, teksa këngëtarja vijon të ndajë momente nga pushimet e saj në Itali.

Burimi;https://www.instagram.com/rozana_radi/?hl=en

Foto; https://www.instagram.com/rozana_radi/?hl=en