ShowBiz

Stenaldo Mëhilli rikthehet në Top Channel pas “Big Brother VIP Albania”

Pas eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli rikthehet në ekranet e Top Channel dhe në mikrofonin e Top Albania Radio.

Ish-banori i reality show-t do të jetë pjesë e sezonit të ri të programit “Live From Tirana”, i cili nis transmetimin këtë të hënë, më 7 shtator. Emisioni do të transmetohet nga e hëna në të premte, nga ora 10:00 deri në 13:00, në Top Albania Radio dhe në kanalin 10 të Digitalb.

Për Stenaldon, ky rikthim ka një domethënie të veçantë, pasi radioja ka qenë pjesë e rrugëtimit të tij profesional edhe para pjesëmarrjes në formatin më të ndjekur televiziv. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ai pati mundësinë të rikthehej për pak çaste në ambientet e radios, në një surprizë të përgatitur nga produksioni.

Tashmë, pas muajsh të mbushur me vëmendje publike dhe përvoja të reja, Mëhilli duket se është gati t’i rikthehet një prej pasioneve të tij më të mëdha. “Live From Tirana” pritet të sjellë muzikë, intervista me personazhe të njohur dhe diskutime mbi temat e aktualitetit.

Burimihttps://www.youtube.com/watch?v=hsFwD_aVLq8

Foto: https://www.instagram.com/stenaldomehilli/?hl=en