ShowBiz

Kendall Jenner rrëfen pse vendosi të ndalojë: “Një hap më shumë do të më kushtonte veten”

Kendall Jenner ka folur hapur për periudhën kur, ndonëse ishte në kulmin e karrierës së saj, vendosi të ngadalësonte ritmin dhe t’i vendoste vetes kufij të qartë.

Në një bisedë me Jay Shetty, modelja tregoi se për rreth pesë vite kishte pranuar pothuajse çdo angazhim, pasi ndihej shumë mirënjohëse për mundësitë që i jepeshin dhe kishte frikë se mos humbiste vendin e saj në industri.

Sipas saj, në moshën 23-vjeçare iu tha se, nëse do të ndalonte, do të harrohej brenda gjashtë muajsh. Megjithatë, Kendall zgjodhi të thoshte “jo”, pasi e kuptoi se vazhdimi me të njëjtin ritëm mund t’i kushtonte paqen dhe vetveten.

Ajo foli edhe për njerëzit pranë saj që nuk e mbështetën në vendimin për të bërë një pauzë, si edhe për një fotografi të saj të vogël që e mban pranë pasqyrës në banjë, si kujtesë për të mos humbur lidhjen me veten.

Kendall tha se sot nuk e vlerëson më një gjë që dikur e konsideronte shumë të rëndësishme, ndërsa momenti i saj më i lumtur gjatë muajve të fundit ka qenë një ditë e kaluar pothuajse tërësisht vetëm. Modelja e përshkroi këtë si një mënyrë për t’u rilidhur me “hyjneshën” e saj të brendshme dhe për të gjetur qetësi larg presionit të vazhdueshëm.