ShowBiz

Selin Bollati zbulon dhuratën e veçantë nga Gimbo: “Jam me fat që e kam”

Fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ka ndarë detaje të reja nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me DJ Gimbo.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Selin tregoi se lidhja e tyre është bërë edhe më e fortë pas përfundimit të eksperiencës në reality show. Ajo zbuloi se çifti tashmë ka nisur bashkëjetesën dhe e përshkroi partnerin si një njeri shumë të kujdesshëm dhe familjar.

Mes dhuratave që Gimbo i ka bërë për 24-vjetorin e saj, Selin veçoi një makinë të re si dhuratën më të kushtueshme. Ajo tregoi se DJ-ja i kishte përgatitur 24 dhurata, një për çdo vit të saj, por theksoi se për të vlerën më të madhe e kanë gjithmonë gjërat shpirtërore.

“Gimbo është dorëlëshuar dhe zemërgjerë. Një nga dhuratat më të mëdha kanë qenë 24 dhuratat për 24 vitet që mbushja. Më e shtrenjta ka qenë një makinë e re”, u shpreh ajo.

Selin tha se nuk dëshiron t’i ekspozojë shumë momentet e tyre në rrjetet sociale, edhe pse interesi i publikut për ta është i madh. Sipas saj, fama sjell edhe komente e aludime të shumta, por ajo përpiqet të mos ndikohet prej tyre.

“Jeta nuk ka ndryshuar”, tha Selin, duke mohuar zërat se fama e ka bërë më arrogante apo më të distancuar.

Në intervistë, ajo nuk i kurseu fjalët e ëmbla për Gimbon, duke e cilësuar marrëdhënien e tyre si një bekim. “Jam e dashuruar. Gimbo është një djalë me zemër të madhe dhe shumë i kujdesshëm. Jam me fat për marrëdhënien tonë. Ai e plotëson idenë që kam pasur për partnerin tim”, u shpreh fituesja e BBVIP 5.

Selin zbuloi gjithashtu se, ndonëse më parë nuk e mendonte veten në një lidhje me një DJ, Gimbo e ka bërë të ndryshojë mendim. Ajo shtoi me humor se partneri i saj është shumë familjar dhe madje gatuan edhe për ta në shtëpi.