ShowBiz

Diola Dosti dhe Erolld Belegu pranë dasmës? Detaji që nxiti dyshimet

Diola Dosti dhe Erolld Belegu mund të jenë duke iu afruar një hapi të ri në marrëdhënien e tyre. Çifti, i cili prej vitesh po jeton një histori dashurie, është fejuar në mars të këtij viti, kur Erolldi i propozoi Diolës për martesë.

Edhe pse deri tani nuk kanë ndarë publikisht një datë për dasmën, një videomesazh i fundit ka ngjallur aludime se kurorëzimi i dashurisë së tyre mund të mos jetë larg.

Diola dhe Erolldi i përgatitën një surprizë balerinës Isida Mollaymeri, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Isida ka një rol të veçantë në historinë e tyre, pasi ka qenë personi që i ka ndihmuar të njihen.

Në videomesazh, çifti e përshëndeti mikeshën e tyre duke e quajtur “Kupidi zyrtar i familjes sonë”, shprehje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

Ata i dhuruan Isidës këpucët që Diola kishte veshur gjatë fejesës dhe premtuan se do t’i japin edhe një palë të dytë për martesën. Ky detaj ka bërë që ndjekësit të hamendësojnë se përgatitjet për dasmën mund të kenë nisur.

Megjithatë, Diola Dosti dhe Erolld Belegu ende nuk kanë bërë një konfirmim zyrtar për datën apo planet konkrete të ceremonisë.