Balerina Isida Mollaymeri ka ndarë një rrëfim të ndjerë për jetën personale, marrëdhënien me bashkëshortin dhe dëshirën për të zgjeruar familjen.
E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Isida foli për njohjen me partnerin e saj dhe për lidhjen e ngushtë që ai ka krijuar me familjen e balerinës.
“Ai është shumë familjar, jemi njësoj. Kam marrë edhe familjen me vete, të gjithë si paketë, edhe kredinë”, tha ajo me humor.
Gjatë bisedës, balerina u emocionua teksa foli për mëmësinë dhe ndjesinë e të qenit nënë për herë të parë. Ajo zbuloi se dëshira për një fëmijë të dytë është e përbashkët për të dhe bashkëshortin e saj.
“Të dy kemi qejf për një fëmijë të dytë. Do zgjidhja fëmijën e dytë, pastaj dasmën”, u shpreh Isida Mollaymeri.
Rrëfimi i saj u prit me shumë emocion, pasi balerina e njohur tregoi se familja dhe mëmësia janë sot ndër prioritetet më të mëdha të jetës së saj.