ShowBiz

Nevina Shtylla në pritje të fëmijës së parë: “Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur”

Moderatorja e njohur Nevina Shtylla ka ndarë me publikun një lajm të veçantë nga jeta e saj personale. Ajo është në pritje të fëmijës së parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë elegant dhe me duart mbi barkun e rrumbullakosur.

“Sekreti më i ëmbël që kam mbajtur ndonjëherë”, ka shkruar Nevina krahas fotografisë, duke emocionuar ndjekësit e saj.

Postimi është pritur menjëherë me urime të shumta nga miqtë, kolegët e ekranit dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Nevina Shtylla ka zgjedhur gjithmonë ta ruajë jetën sentimentale larg vëmendjes publike. Në vitin 2023 ajo konfirmoi se kishte pranuar një propozim për martesë, por nuk e bëri publik identitetin e partnerit të saj.

Tashmë, moderatorja dhe partneri i saj po përgatiten për një kapitull të ri e shumë të rëndësishëm: ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.