Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të shpallur nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Artistja ka rishpërndarë në InstaStory një postim të faqes “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e UÇK-së dhe mesazhi: “Duke luftuar për Kosovë, që e quajmë shtëpi sot”.
Reagimi i Ritës vjen në ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët ishin ndër figurat kryesore të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Sipas raportimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë, duke nxitur debat të gjerë publik.
Rita Ora, e cila shpesh ka shprehur lidhjen e saj me Kosovën dhe origjinën shqiptare, këtë herë ka zgjedhur të reagojë përmes një fotografie simbolike. Këngëtarja nuk ka dhënë një deklaratë shtesë, por rishpërndarja e saj është interpretuar si mbështetje për mesazhet publike që kanë pasuar vendimin.
Burimihttps://www.instagram.com/ritaora/?hl=en
Foto; https://www.instagram.com/ritaora/?hl=en